Ra na tarraca në lum, policia: E gjetëm të gjallë Nazmi Buçin, ndërroi jetë në spital

Kronikë e zezë

Ra na tarraca në lum, policia: E gjetëm të gjallë Nazmi Buçin, ndërroi jetë në spital

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 19:11

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se mesditën e sotme, në vendin e quajtur Frutikulturë, Kamëz, shtetasi Nazmi Buçi, 35 vjeç, duke punuar në tarracën e shtëpisë së tij, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në Lumin e Tiranës.

Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar menjëherë policia së bashku me polumbarët e Reneas, të cilët pas 1 ore kërkimi për gjetjen e tij kanë bërë të mundur evidentimin e këtij shtetasi i cili ndodhej në terren të vështirë në mes të dy rrymave të lumit dhe ishte i gjallë.

Menjëherë pasi u përcaktua vendodhja në mes të lumit u bë e mundur nxjerrja e tij prej andej edhe pse terreni ishte i vështirë.

Nga ana e Policisë me shumë vështirësi është mundësuar nxjerrja e shtetasit të lartpërmendur dhe është shoqëruar me autoambulancë në Spitalin Hygeia, por disa çaste pas mbërritjes në spital shtetasi Nazmi Buçi, ndërroj jetë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat