Tri raste me Marihuanë në Pejë, sulmohen policët

Kronikë e zezë

Tri raste me Marihuanë në Pejë, sulmohen policët

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 16:39

Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi të njëjtit kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policor, derisa ishin duke arrestuar njërin nga tre të dyshuarit i cili kërkohej nga policia për një rast vjedhje.

Gjatë kontrollit trupor te i dyshuari për vjedhje është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Marihuanë rreth 15 gram.

Është iniciuar rasti dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër në rrugën “Fehmi Agani”, në Pejë, njësitet policore, gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Pejë është arrestuar një i dyshuar, pasiqë gjatë kontrollit trupor te i dyshuari dhe në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar rreth 120 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 19-fishekë kalibrit 9mm, 1-fishekë 7.62x39 mm dhe një boks metali.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat