Tre punonjës të OSHEE-së rrezikojnë jetën në Has

Kronikë e zezë

Tre punonjës të OSHEE-së rrezikojnë jetën në Has

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:49

Në disa zona në veri të vendit ka pasur probleme në furnizimin me energji elektrike. Kjo si pasojë e përkeqësimit të motit gjatë orëve të natës dhe në orët e paradites së të shtunës.

Tre punonjës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Has, rrezikuan jetën e tyre gjatë riparimit të fidrit 8, ndaj është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses dhe e Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, OSHEE njofton se nga moti i keq dhe amortizimi, një shtyllë e transmetimit 20 kv në zonën e Taraboshit është dëmtuar. Grupet e punës së OSHEE-së kanë ndërhyrë për riparimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat