Në pranga çifti i të rinjve, vidhnin banesa në Tiranë

Kronikë e zezë

Në pranga çifti i të rinjve, vidhnin banesa në Tiranë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 13:48

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një çift të rinjsh të akuzuar për vjedhje në disa banesa të kryeqytetit. Gjatë operacionit të koduar “Dyqanet”, u arrestuan 25-vjeçarja Xheni Hysenbegasi dhe miku i saj, Florian Drushku, 29 vjeç. Sipas Policisë, Florian Drushku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprat penale “dhunim banese” dhe “vetëgjyqësi”. Arrestimi i tyre fillimisht ka qenë për verifikim si të dyshuar por pas disa javësh hetim nga specialistët e Krimeve të Hapura, të akuzuarit rezultojnë autorët e tre vjedhjeve gjatë muajit janar, përkatësisht të banesave të shtetasve A.B., M.N. dhe N.V., tashmë janë dokumentuar me prova. Në këto ngjarje ka rezultuar se të arrestuarit kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, celularë dhe disa bizhuteri floriri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat