Grabitje me armë në një lokal, goditet punëtorja

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në një lokal, goditet punëtorja

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 12:42

​Një punëtore në një lokal në Prishtinë ka raportuar se dy persona të panjohur me maska nën kanosjen e armës i kanë grabitur 300 € para të gatshme dhe 100 € mbushje telefoni.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që të dyshuarit e kanë goditur dhe i kanë shkaktuar lëndime. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Një rast tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku dy të dyshuar kanë hyrë në një lokal dhe kanë vjedhur gjësende në vlerë prej 290 €. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

Për vjedhje është arrestuar edhe në Banjë të Istogut, me dyshimin se i njëjti nga një depo ka vjedhur pije alkoolike në vlerë prej 953 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat