Makina përplaset me trafik-ndarësen, 1 i vdekur

Kronikë e zezë

Makina përplaset me trafik-ndarësen, 1 i vdekur

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 21:22

Një 39-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në qytetin e Durrësit. Sipas policisë së qytetit bregdetar aksidenti ka ndodhur në lagjen Nr. 15, tek rrethrrotullimi në afërsi të Universitetit të Ri.

39-vjeçari Almir Dragota ishte në timonin e një automjeti tip “Toyota”, ngjyrë gri, me targa AA 577 ED. Makina ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik-ndarësen. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga hetimet e para dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte 39-vjeçari dhe lagështia e krijuar në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat