16 vjeçarja vritet nga i dashuri në oborr të shkollës (Foto)

Kronikë e zezë

16 vjeçarja vritet nga i dashuri në oborr të shkollës (Foto)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:29

Një nxënëse 16 vjeçare është qëlluar për vdekje nga i dashuri i saj, në oborrin e shkollës së saj, pasi ajo dyshohet të ketë kërkuar ndarjen. Ngjarja ka ndodhur në provincën Anatolian në Turqi.

Elif Zelal Yeni u vra me armë nga i dashuri i saj 18 vjeçar me emrin Samet Ermiş.

Mediar raportojnë se ngjarja kishte ndodhur pasi Ermiş kishte shkuar me makinë në shkollën e saj, për të mësuar vendimin e vajzës për të përfunduar marrëdhënien e tyre.

Pasi i kishte kumtuar lajmin, Elif thuhet të jetë nisur për në shkollë, ndërkohë 18 vjeçari ka vrapuar te makina e tij, duke marrë armën dhe për të qëlluar në drejtim të vajzës.

Pas kësaj ai ka qëlluar edhe vetën dhe tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat