Aksident rrugor në hyrje të Elbasanit

Kronikë e zezë

Aksident rrugor në hyrje të Elbasanit

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 20:27

Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku dy automjete mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në aksident janë përfshirë një veturë tip “Benz” dhe një taksi. Për shkak të përplasjes së fortë, dy makinat janë dëmtuar rëndë, por nuk raportohet për të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen verifikimet e rastit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat