Tentojnë të ikin nga burgu, 60 të vdekur e 70 të plagosur në Meksikë

Kronikë e zezë

Tentojnë të ikin nga burgu, 60 të vdekur e 70 të plagosur në Meksikë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 00:04

Një tragjedi ka ndodhur në burgun meksikan të Monterrey, ku thuhet se kanë vdekur të paktën 60 persona.
Të dënuarit kanë tentuar që të arratisen, por përpjekja e tyre ka përfunduar në masakër.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në burgun e Topo Chico, Monterrey, që ndodhet në veri të Meksikës.

Sipas gazetës online Reforma, ku citohen edhe burimet e policisë, se mes viktimave ndodhen edhe 70 të plagosur.
Mes viktimave ka roje, drejtues të burgut dhe të dënuar.

Gjatë natës ka pasur përleshje brenda ambienteve të burgut. Jashtë godinës, kanë mbërritur familjarë të të dënuarve, ku vihen re qartë edhe shtëllunga tymi që dalin nga burgu.

Një grup të dënuarish ka marrë kontrollin në burg, duke shkaktuar një zjarr masiv, ndërkohë që jashtë tij janë dëgjuar edhe shpërthime.

Ajo që thuhet zyrtarisht është se në burgun “Topo Chico”, situata është jashtë kontrollit.
Besohet se plani për arratisjen është bërë nga grupi kriminal i Los Zetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat