Makina del nga rruga, plagosen katër persona

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, plagosen katër persona

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:36

Ditën e sotme është regjistruar një tjetër aksident, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë.

Automjeti tip BMW ka dal nga rruga duke humbur kontrollin. Raportohet se në mjet udhëtonin katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Kanë filluar hetimet për shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat