Prezantohen si punonjës të SHISH-it, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Prezantohen si punonjës të SHISH-it, arrestohen dy persona

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 09:27

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për veprën penale “Përvetësim të detyrave shtetërore”. Policia e Beratit ka njoftuar se në pranga kanë përfunduar shtetasit Antonio Toska, 24 vjeç dhe Alfred Kallmi, 41 vjeç.

Dy të arrestuarit kanë ndjekur nga pas duke mjetin që drejtohej nga shtetasi me inicialet F. F., duke i kërkuar të ndalojë. Ky i fundit ka njoftuar policinë, duke i thënë se dy persona civilë po e ndiqnin.

Policia bën të ditur se ata ishin prezantuar si punonjës të SHISH-it. Gjithashtu, policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e makinës tip “Benz” me targa “AA 969 MX”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat