Aksidentohet për vdekje këmbësori 70 vjeç, vozitësi në arrati

Kronikë e zezë

Aksidentohet për vdekje këmbësori 70 vjeç, vozitësi në arrati

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:26

Një aksident i rënd ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xërx ku një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth moshës 70 vjeçare i cili ka mbetur i vdekur.

Këtë lajm për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Kristë Gjokaj.

“Rreth orës 18 apo 18:30 kemi marrë informacion se ka ndodhur në aksident me fatalitet, ku për pasojë ka humbur jetën një mashkull rreth moshës 70 vjeçare”.

“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes por policia është në rrugën e duhur të kapjes së tij”, tha Gjokaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat