Durrës, gjendet i vrarë një 40-vjeçar

Kronikë e zezë

Durrës, gjendet i vrarë një 40-vjeçar

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:17

Një person rreth 40 vjeç është gjetur i pajetë në fshatin Fllak të Durrësit.Viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është pikasur nga familjarët në një kanal.

Dyshimet e para janë se i ndjeri mund të jetë vrarë me armë zjarri.Sipas burimeve nga vendngjarja ai mund të jetë qëlluar për vdekje me dy plumba pistolete.

Uniformat blu të Durrësit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat