Aksident në Elbasan, një i vdekur dhe katër të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Elbasan, një i vdekur dhe katër të plagosur

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 20:15

Një aksident u shënua sot në orët e para të mbrëmjes, në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Balldren. Katër persona u plagosën, ndërsa një i pestë ka humbur jetën.

Automjeti tip "Audi" me targë HY 04 HYF u përplas me automjetin tip "Pezho" me targë AA 206 KN. Përplasja ka qenë tepër e fuqishme duke provokuar shkatërrim të rëndë të automjeteve, vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policie dhe zjarrfikëse në përpjekje për të nxjerrë një nga të plagosurit që është bllokuar brenda automjetit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por besohet shpejtësia tej normave, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe moti me lagështi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat