Tenton ta grabisë, ja si e ndal shitësja hajdutin (VIDEO)

Kronikë e zezë

Tenton ta grabisë, ja si e ndal shitësja hajdutin (VIDEO)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:59

Një ngjarje vërtet qesharake dhe e pazakontë ka ndodhur në Nizhni Novigrad të Rusisë.

Siç shihet në videon e filmuar nga kamerat e sigurimit, një shitëse ndalon një hajdut duke u ulur sipër tij, ndërkohë që ai po tentonte të vidhte një laptop. Grabitësi rrëmben laptop-in pa e hequr nga priza dhe teksa ia mbath të largohet rrëzohet në dysheme.

Shitësja e sheh teksa ai përpiqet të çohet dhe e rrëzon sërish duke iu ulur sipër. Ajo i mban të lidhura duart pas shpine dhe u kërkon kolegeve të telefonojnë policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat