Përdhunohet 12 vjeçarja, nuk pranoi të shpërndante drogë

Kronikë e zezë

Përdhunohet 12 vjeçarja, nuk pranoi të shpërndante drogë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:44

Një grup “gangsterësh” prej 12 personash, që abuzuan seksualisht me një vajzë 12 vjeçare janë dënuar më 140 vite burg në Bradford të Anglisë.

Njëmbëdhjetë prej tyre u burgosën për rrëmbim të vajzës në New Hampshire, ndërsa i dymbëdhjeti për aktivitet seksual ndaj saj.

Por historia ishte më e komplikuar se sa kaq. Gjykata dëgjoi rrëfimin e rëndë të vajzës minorene, që tregonte se si i kishte thënë njëri prej gangsterëve se nuk donte të punontë më për të, si shpërndarëse droge.

Për këtë arsye, gangsteri i drogës bashkë me miqtë e tij, rrëmbyen vajzën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat