Një person i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku

Kronikë e zezë

Një person i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident trafiku

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:48

Një person ka vdekë dhe katër të tjerë kanë mbet të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik sot në mesditë, njofton Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ku viktima, femër, B.C 25 vjeçare ka ndërruar jetë.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, në këtë aksident trafiku ka qenë i përfshirë një automjet, kombi-bus, i tipit VW me targa të Republikës së Kosovës, i cili për shkaqe ende të panjohura, ka humbë kontrollin dhe është rrokullisur.

Policia thotë se lidhur me këtë aksident trafiku është arrestuar vozitësi i automjetit,SH. U, 60 vjeç, dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar për obduksion. E personat tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK përtrajtim mjekësor.

PK thotë se hetuesit e trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat