Kryente veprime të pahijshme nga liqeni, burg për maniakun seksual

Kronikë e zezë

Kryente veprime të pahijshme nga liqeni, burg për maniakun seksual

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 14:35

Gjykata e Tiranës ka dënuar me tetë muaj burg një 58-vjeçar, i cili ka bërë gjeste të pahijshme në zënën e Liqenit Artificial.

I pandehuri Arian B. u kallëzua penalisht nga dy shtetase të cilat pohuan se ai kishte ulur pantallonat para tyre, duke tentuar t’u afrohej.

Sipas kallëzueseve, i pandehuri i ka ndjekur vajzat duke u treguar organin gjenital. Më pas ato kanë kërkuar ndihmën e policisë në numrin 129. Sipas tyre, i pandehuri ka kryer veprime të ngjashme edhe në dy raste të mëparshme.

58-vjeçari u shpall fajtor për akuzën “prishje të qetësisë publike”, edhe pse i ka mohuar akuzat si gjatë hetimeve ashtu edhe gjatë procesit të gjykimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat