Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

Kronikë e zezë

Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 09:08

Një person rreth të 50-ave ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme teksa u përplas nga një automjet.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 21:10 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek Karburant “Rira”, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi E.B.

Ai po ecte në këmbë, kur është përplasur nga një mjet tip “Mitsubishi”, me targë TR 4760 M që drejtohej nga Kudret Hidri, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka shoqëruar në komisariat këtë të fundit, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat