Tentoi të godiste prokuroren në sallën e gjyqit, arrestohet 51-vjeçari

Kronikë e zezë

Tentoi të godiste prokuroren në sallën e gjyqit, arrestohet 51-vjeçari

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 10:04

Policia e Fierit ka ndaluar një 51-vjeçar, i cili ka tentuar të godasë prokuroren gjatë një seance gjyqësore. Arben Myzeqarin, 51 vjeç, u vu në pranga për tentativën për të goditur prokuroren E.Sh.

“Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin Arben Myzeqari, 51 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 03.02.2016, ora 13: 45, ky shtetas ka tentuar të godasë prokuroren e çështjes, shtetasen E.Sh., gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për veprën penale ”Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, e mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat