Mbrëmjen e masakrës familja Çapja ishte mbledhur të festonte ardhjen e Arnoldit

Kronikë e zezë

Mbrëmjen e masakrës familja Çapja ishte mbledhur të festonte ardhjen e Arnoldit

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 08:58

Mbrëmjen e së mërkurës, në lokalin që në Elbasan njihet me emrin “Rrapi i Gonit”, pjesëtarë të familjes Çapja, të afërm e miq të tyre ishin mbledhur për një gëzim familjar.

Panorama” shkruan sot se Arnoldi, djali i Agron Çapjes, pronarit të lokalit, ishte kthyer para 3 ditësh në Shqipëri. Për të festuar kthimin e tij ishin mbledhur 10 veta, 11 bashkë me Arnold Çapjen. Të paktën, kështu thotë Policia.

Një festë e tillë, në një lokal modest, nuk u ka shpëtuar autorëve të masakrës. Për të mos thënë që ata edhe mund të ishin sinjalizuar e mund të ishin duke e pritur një moment të tillë.

Nuk kishte kaluar as një orë nga nisja e dollive në lokal, kur në drejtim të tij janë derdhur 65 plumba.
Breshëri kallashnikovi, madje dyshohet edhe mitralozi, kanë sharruar të gjithë ata që ishin brenda.

Bilanci, 3 të vdekur, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli, ndërsa u plagosën 8 persona të tjerë.

Një masakër e vërtetë, gjurmët e së cilës ishin të dukshme edhe dje, jo vetëm aty ku ndodhi ngjarja, por sa hyje në qytetin e Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat