Operacioni për kapjen e atentatorëve në Elbasan (Foto/Video)

Kronikë e zezë

Operacioni për kapjen e atentatorëve në Elbasan (Foto/Video)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 00:32

Operacioni i Policisë së Shtetit për kapjen e autorëve të vrasjeve në Elbasan ka vijuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

Dhjetëra kontrolle janë kryer nga Forcat RENEA në banesat e qyteteve Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd dhe Gramsh. Nën vëzhgim kanë qenë edhe disa nga akset kryesore të rrugëve, ku dyshohej se mund të lëviznin autorët.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dy armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autoret e krimit, dy krehra pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.

Deri më tani janë shoqëruar në komisariat 46 shtetas, të cilët janë marrë në pyetje mbi ngjarjen kriminale.

4Policia ka vënë një shpërblim prej tre milionë lekë për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat