Të shtëna armësh në Prishtinë, bllokohet rruga (Foto)

Kronikë e zezë

Të shtëna armësh në Prishtinë, bllokohet rruga (Foto)

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 22:32

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, pasi në atë lokacion ka ndodhur një shkëmbim me armë zjarri pak momente më parë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë të lënduar si pasojë e këtyre të shtënave, që kanë ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Elena Gjika”.

“Ekipet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, tha Hoxha.

Meqenëse rasti është në fazën e parë të hetimeve, Hoxha tha se për detaje të tjera Policia e Kosovës do të njoftojë me kohë.

***

Rruga “Zenel Salihu” në Prishtinë, më saktësisht te shkolla fillore “Elena Gjika”, është bllokuar nga Policia.

Aty kanë ndodhur të shtëna armësh, pro fatmirësisht askush nuk është lënduar, të paktën nuk janë parë të tillë në vendin e ngjarjes.

Disa vetura përreth shihen me xhama të thyer dhe policia është aty për të hetuar rastin.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se një vetura ka ndaluar pranë një këmbësorit dhe ka nxjerrë armën, por duket se këmbësori është ai që ka shtënë në drejtim të tij e pastaj që të dy kanë ikur.

Ende nuk ka të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat