Ambulanca ngec në trafik dhe humb minuta të çmuara (VIDEO)

Kronikë e zezë

Ambulanca ngec në trafik dhe humb minuta të çmuara (VIDEO)

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 13:50

Trafiku është një ndër problemet më shqetësuese sot në Tiranë.

Por përveç drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, këtë fenomen e vuajnë veçanërisht ata që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore.

Në videon e mëposhtme të xhiruar paraditen e sotme shihet se si ambulanca ngec mes vargut të gjatë të makinave të ngecura në trafik.

Nuk bëhet fjalë për një ndalesë në semafor, por për shkak të bllokimit të qarkullimit te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, çka bëri që makina e urgjencës të humbiste disa minuta që mund të jenë vendimtare për të sëmurin.

Filmimi është bërë nga xhami i një autobusi urban përballë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ndërsa udhëtarët komentojnë nevojën për krijimin e korsive të posaçme për ambulancat.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat