Zbulohet identiteti i plotë i vrasësit të 2 vellezërve, foto nga nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Zbulohet identiteti i plotë i vrasësit të 2 vellezërve, foto nga nga vendi i ngjarjes

Më: 2 janar 2016 Në ora: 14:12

Zbulohet identitetin e plotë të autorit të vrasjes së dy vellezërve sot në Drisht të Shkodrës, ngjarje që tronditi vendin.

Autori i vrasjes është Esat Dushaj, 37 vjeç. Ky i fundit qëlloi me automatik dy vëllezërit Shkami në afërsi të banesës së tyre në Drisht.

Mësohet se Dushaj i pati kërkuar Abdulla Shkamit dorën e vajzës së tij, mirëpo ky i fundit nuk kishte pranuar.

Për këtë arsye, Dushaj ka marrë automatikun dhe ka qëlluar edhe Abdullain, edhe vëllanë e tij, Skënderin duke i lënë të vrarë.

Dushaj eshte person i rrezikshem, i skeduar me pare dhe me precedente penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat