MOTIVI/ Dy vëllezërit u vranë se nuk ia dhanë vajzën për nuse autorit

Kronikë e zezë

MOTIVI/ Dy vëllezërit u vranë se nuk ia dhanë vajzën për nuse autorit

Më: 2 janar 2016 Në ora: 13:05

Policia ka zbuluar edhe motivin e vrasjes që tronditi vendin ditën e sotme rreth orës 11:40 të ditës.

Dy vëllezër u ekzekutuan në hyrje të banesës së tyre nga një person me breshëri automatiku.

Sipas policisë, autori, i cili është identifikuar me inicialet E.D. është person me precedent penal dhe fqinj me dy viktimat.

Burimet thonë se E.D. 37 vjeç kërkoi që të fejohej me vajzën e njërit prej viktimave, por ky i fundit kishte refuzuar.

Për këtë arsye, E.D. ka marrë automatikun dhe u ka bërë pritë dy vëllezërve Shkama në hyrje të shtëpisë duke i vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat