E përdhunojnë 17-vjeçaren, më pas tentojnë ta trafikojnë në Kosovë

Kronikë e zezë

E përdhunojnë 17-vjeçaren, më pas tentojnë ta trafikojnë në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 12:46

Policia e Lezhës ka arrestuar një person dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare në Lezhë.

Sipas burimeve zyrtare policore, bëhet me dije se në pranga të uniformave blu ka rënë shtetasi Krenar Shabani, 33 vjeçari me banim në Lezhë. Gjithashtu kanë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit me iniciale E.K. 26 vjeç.

Këta shtetas kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen V.J. 17 vjeçe, banuese në Lezhë.

Më pas e kanë dërguar në një banesë tek Instituti Bujqësor i Tiranës, tek një shtetase e njohur e tyre me qëllim trakimin të nesërmen në Kosovë, por shtetësja V.J. ka arritur të largohet.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe “Trafkimi i të miturve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat