Makina përplas për vdekje 33-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Makina përplas për vdekje 33-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:55

Një 33-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në aksin Tiranë-Fushë Krujë në dalje të Kamzës. Viktima është me iniciale S.H dhe po punonte në pjesën e pasme të kamionit të tij, që ishte parkuar në anë të rrugës.

Viktima u përplas nga një makinë tip “Opel”, e cila u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit. 33-vjeçari ndërroi jetë kur po transportohej për në spitalin e Traumës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe nisi hetimet për këtë ngjarje si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit tip “Opel” dhe po punon për kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat