Përplas 3 gjimnaziste, arrestohet shoferi

Kronikë e zezë

Përplas 3 gjimnaziste, arrestohet shoferi

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:21

Mëngjesin e sotëm, 3 gjimnaziste në Durrës kanë përfunduar në spital pasi janë përplasur nga një automjet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në këtë qytet, ku një 34-vjeçar me emrin Mirand Bulku, teksa drejtonte mjetin e tij tip “BMW” me targa “DR 1228” ka aksidentuar 3 nxënëset e shkollës së mesme.

Policia bën të ditur se, “për pasojë janë lënduar 3 vajza adoleshente të moshës 17-vjeçare me inicialet, K. Gj, D. B dhe S. Sh”. Vajzat janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq , drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat