Nga një muaj paraburgim për 6 të arrestuar më 28 nëntor

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për 6 të arrestuar më 28 nëntor

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 18:29

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm, në seancën e sotme dëgjimore, ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji për 6 të pandehur të arrestuar më 28 nëntor në Prishtinë.

Gjykata, përmes një njoftimi dërguar mediave, ka thënë se këtë vendim e ka marrë sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj tani të pandehurve E.B, P.D, E.A, L.H e A.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Ndërsa i pandehur V.A është dënuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që ndaj të njëjtëve të caktojë paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke llogaritur kohën nga data e ndalimit të tyre.

Të gjithë të pandehurit u ar restuan më datë 28 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat