Aksident në autostradë, një i vdekur, një i plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në autostradë, një i vdekur, një i plagosur

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 17:34

Një aksident i ndodhur në autostradën Kukës-Morinë i ka marrë jetën një personi, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kodra e Hazirve, ku automjeti tip Land Rover me targë 07594 ka rrëshqitur nga traseja e rrugës duke rënë në humnerë.

Mësohet se viktima është Hysen Isufi, 60 vjeç, ndërsa është plagosur Azem Hoxhaj, 54 vjeç.

Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti.

Dy personat e mësipërm janë dërguar në spitalin e Kukësit, por njëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte për shkak të plagëve të marra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat