Kurbin, gjykata jep arrest me burg për vëllezërit Cali

Kronikë e zezë

Kurbin, gjykata jep arrest me burg për vëllezërit Cali

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:40

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit Gergj dhe Gjok Cali, të përfshirë në konflikt me deputetin, Armando Prenga.

Në seancë vëllezërit Cali u përfaqësuan nga avokatët, të cilët kërkuan hetim në liri ose të paktën masë me “arrest shtëpie”.

Gjykata nuk pranoi kërkesën e avokatëve dukë dhënë arrest me burg.

Gjergj dhe Gjok Cali akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Vëllezërit u përfshinë në konfliktin e 4 shtatorit për Lagunën e Patokut, ku u përplasën me Pregën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat