Femrat e reja greke ofrojnë seks me çmim sa të një sandviçi

Kronikë e zezë

Femrat e reja greke ofrojnë seks me çmim sa të një sandviçi

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:01

Femrat e reja greke po e shesin trupin e tyre me çmim sa të një sandviçi, në shtetin që po përjeton krizën e thellë ekonomike, ka treguar një studim i publikuar sot.

Gazeta angleze “The Independent” thotë se studimi i realizuar me të dhëna nga 17 mijë punëtore të seksit që operojnë në Greqi, thotë se të gjeturat tregojnë se tani industrinë e prostitucionit në këtë vend e dominojnë femrat greke, duke zëvendësuar femrat e Europës Lindore, dhe se ofertat seksuale në Greqi tani janë ndër më të lirat në Europë.

“Disa femra ofrojnë seks sa për të siguruar një byrek me djathë apo një sandviç, sepse janë të uritura”, i ka thënë gazetës London Times, Gregori Laxos, një profesor sociologjie në Universitetin Panteion në Athinë.

“Të tjerët ofrojnë seks për të paguar taksat, faturat, për shpenzime urgjente ose për ndonjë dozë të shpejtë droge”, thotë Laxos autor i studimit trevjeçar.

Kur kriza ekonomike filloi në Greqi, çmimi mesatar i ofrimit të seksit nga një prostitutë ishte rreth 50 euro, ndërsa ai tani ka rënë në 2 euro, për një seancë 30 minutëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat