Në proces divorci, burri përndjek dhe kërcënon ish- gruan

Kronikë e zezë

Në proces divorci, burri përndjek dhe kërcënon ish- gruan

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:48

Fundi i martesës me të shoqen nuk ishte pranuar, ndaj që nga momenti që ishin ndarë, nuk kishte ndalur përndjekjen dhe kërcënimet.

Adrian Ndreçolli, 34 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” në Fier u ndalua pasditen e djeshme, pasi u kap në flagrancë duke kërcënuar dhe ngacmuar ish- bashkëshorten e tij A.Ndreçoli, 26 vjeçe, banuese në lagjen “Sheq i Vogël” të Fierit.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se kërcënimi dhe përndjekja ndaj ish- graus me të cilën ishte në proces divorci ishte e përsëritur dhe se gjithçka ka ndodhur pasi ai kërkonte sërish ribashkimin me të renë, e cila ishte kthyer në shtëpinë e prindërve.

Mësohet se ai e ndiqte vazhdimisht dhe e kërcënonte duke i thënë se nëse nuk bashkoheshin, nuk do e lejonte që të riniste jetën e saj.

34- vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës, i akuzuar për përndjekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat