Policia: Te Ambasada e Shqipërisë nuk ka asgjë të rrezikshme

Kronikë e zezë

Policia: Te Ambasada e Shqipërisë nuk ka asgjë të rrezikshme

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:29

(E plotësuar)- Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit rrugën afër Ambasadës së Shëipërisë në lagjen Pejton.

Sipas burimeve të KP, kjo është bërë me arsyen pasi në këtë lokacion dyshohet se gjendet një mjet i rrezikshëm por zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë nuk ka asgjë të rrezikshme që duhet shqetësuar.

"Policia ka dyshuar për një mjetë të rrezikshëm por ka hasur një qese me disa sende familjare”, ka thënë ajo.

Policia bllokon rrugën te Ambasada e Shqipërisë, dyshohet për mjet të dyshimtë

Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit rrugën afër Ambasadës së Shëipërisë në lagjen Pejton.

Sipas burimeve të KP, kjo është bërë me arsyen pasi në këtë lokacion dyshohet se gjendet një mjet i dyshimtë.

KosovaPress ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës, por deri tani ka qenë i pamundshëm kontakti me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat