Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Video)

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Video)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:23

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Sipas një video të shpërndarë nga Naser Prapashtinca, shihet një veturë BMW X5 e rrokullisur matanë rrugës.

Po ashtu në këtë video shihen se si zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura një person pa ndjenja. Sipas videos, aksidenti mund të ketë ndodhur në fshatin Balincë, pak para hyrjes në autostradë.

Nuk dihet ende gjendja e personit, derisa e aksidentuar ka mbetur edhe një veturë e tipit Audi me targa 03. Kjo magjistrale mbetet e bllokuar.

Kujdes +18 Aksident-Sonte ora 22-30 Rruga Peje-Prishtine

Posted by Naser Prapashtica on Wednesday, November 25, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat