Korçë, makina përplas për vdekje të moshuarën në unazën e qytetit

Kronikë e zezë

Korçë, makina përplas për vdekje të moshuarën në unazën e qytetit

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 22:58

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Korçë pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në unazën e qytetit ku një automjet ka përplasur për vdekje një grua rreth 70 vjeçe në momentin që po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Automjeti që përplasi të moshuarën, identiteti i të cilës ende nuk dihet është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kalimtarë të rastit kanë sinjalizuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që shkaktoi aksidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat