Europol shkatërron grupin çeko-shqiptar, 18 të arrestuar

Kronikë e zezë

Europol shkatërron grupin çeko-shqiptar, 18 të arrestuar

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 22:29

18 persona pjesë e një grupi kriminal janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë në Evropë të Europol.

Grupi merrej me trafikimin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Të arrestuarit janë me kombësi çeke dhe shqiptare.

Ky grup dërgonte emigrantë ilegalë shqiptarë në Britani përmes dy rrugëve, bën me dije Europol.

Një ishte nga Turqia ose Greqia në Belgjikë dhe më pas me anë të automjeteve të drejtuar prej çekëve ose sllovakëve dërgoheshin në Britani.

Rruga e dytë ishte nga Bullgari ose Serbia në Çeki dhe më pas nga Gjermania i dërgonin në vendin ishullor me anë të kamionëve ose linjave së trenave.

Operacioni ishte i shtrirë në Belgjikë, Çeki, Gjermania dhe Britani e Madhe dhe mbështetej nga Europol dhe Eurojust. Europol nuk ka bërë të ditur identitetine të arrestuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat