Shpërndanin kokainë në gjimnaze dhe lokale nate, pranga 4 të rinjve

Kronikë e zezë

Shpërndanin kokainë në gjimnaze dhe lokale nate, pranga 4 të rinjve

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 10:24

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 4 persona pasi u kapën me 26.6 gram lëndë narkotike të llojit kokainë. Sipas policisë dyshohet se kokaina shpërndahej në gjimnaze dhe lokale nate.

4 shtetasit u arrestuan në në rrugën “Marco Boçari”, dhe gjatë kontrollit ushtruar nga Policia ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23.6 gram, lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”, 6 milion lekë të vjetra si edhe një peshore elektronike.

Të arrestuarit janë:

1-Aldo Xhani (Arapi), 30 vjeç, banues në Tiranë,
2-Gjergji Priftuli, 30 vjeç, banues në Tiranë,
3-Roland Gjoni, 28 vjeç, banues në Tiranë,
4- Andi Arapi, 26 vjeç, banues në Tiranë,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat