Sërish një këmbësor i vdekur nga aksidenti

Kronikë e zezë

Sërish një këmbësor i vdekur nga aksidenti

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 09:53

Policia rajonale në Prizren njofton për një aksident që ka ndodhur mbrëmë ku me ç’rast ka mbetur i vdekur një këmbësor.

“Mbrëmë, rreth orës 19:10 minuta në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë ka ndodhur një aksident i cili për pasojë ka pasur një këmbësor te vdekur i vitlindjes 1959”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut thuhet se shoferi i veturës “Volksvagen Polo” nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet dhe rrethanat në rrugë ose nga pa kujdesia e ka goditur me pjesën ballore të veturës një këmbësor i cili në momentet kritike po e kalonte rrugën.

Në njoftim thuhet se viktima nga një shofer i çastit është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor e më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë mirëpo më vonë është konfirmuar vdekja.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat