Vritet një person: Ishte goditur me mjete të forta dhe ishte hedhur në plehra

Kronikë e zezë

Vritet një person: Ishte goditur me mjete të forta dhe ishte hedhur në plehra

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 17:41

(E plotësuar) Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në qytetin e Fierit, ku trupi i pajetë i një personi është gjetur i mbështjell me një çarçaf i hedhur në një kosh plehrash.

Raportohet se kanë qenë banorët e lagjjes “8 Shkurti”, ata që kanë njoftuar policinë, e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur identifikimin e viktimës.

Sipas bluve të Fierit, viktima është Novruz Likometaj, 82-vjeç, kreu i Sindikatës së Transportit Publik. Nga të dhënat e para të grupit hetimior, viktima ka pasur dëmtime të shumta në trup dhe në kokë, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë vrare me sende të forta dhe më pas është hedhur aty nga autorët.

Nga ana e saj, Policia e Fierit ka nisur menjëherë verifikimin e të gjitha pistave të mundshme që mund të kenë çuar në vrasjen e 82-vjeçarit si dhe në identifikimin e autorëve të mundshëm.

Mësohet se janë marrë në pyetje të gjithë të afërmit e viktimës si dhe janë kryer kontrolle në banesën e tij për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme që mund të çoj në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Fier, gjendet në një kosh plehrash 82 vjeçari i pajetë

Një i moshuar 82-vjeç është gjetur i vdekur brenda një koshi plehrash në qytetin e Fierit. I moshuari i identifikuar si Nevruz Nikometaj ishte i mbështjellë me një çarçaf, ndërsa rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Mësohet se i moshuari ka qenë banor në lagjen ‘8 Shkurti’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat