Arrestohet grabitësi i një biznesi

Kronikë e zezë

Arrestohet grabitësi i një biznesi

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:31

​Policia e Kosovës e rajonit të Pejës bën me dije se është arrestuar një person, nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘grabitje e armatosur’,e cila ka ndodhur më 3 tetor.

Policia e Kosovës ka bërë identifikimin dhe kapjen e kryerësit të veprës penale të grabitjes së armatosur, të ndodhur me datën 03.10.2015 në një objekt biznesi në rrugën “Bajram Kelmendi” në Pejë. Gjatë kësaj grabitje një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka kërcënuar dhe ka grabitur nga viktima që ishte punëtor në atë biznes, një shumë të hollash mbi dymijë euro.

“Pas këtij rasti ai ishte larguar në drejtim të panjohur, ku hetimet për kapjen dhe identifikimin e tij ishin duke u zhvilluar intensivisht nga njësia rajonale e hetimeve. Dhe sot gjatë një bastisje që kanë realizuar me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës Themelore për krime të rënda në Pejë, pas sigurimit të provave dhe dëshmive, kanë bërë të mundur kapjen e të dyshimtit B. G. 1992 nga Peja”, thuhet në komunikatë.

Ndaj këtij të dyshimti me urdhër të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe i është ngritur kallëzim penal, ku për një kohë të shkurtër (bazuar në Kodin e Procedurës Penale) do të dalë para gjykatës kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat