"Transaksioni“, arrestohet 43 vjecari italian, ka transferuar 1 miliardë lekë në banka të ndryshme

Kronikë e zezë

"Transaksioni“, arrestohet 43 vjecari italian, ka transferuar 1 miliardë lekë në banka të ndryshme

Nga: Gjergj Koja Më: 13 tetor 2015 Në ora: 09:01

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin „Transaksioni“ ku është arrestuar njw shtetas italian, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, me akuzwn e mashtrimit kompjuterik.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Italian Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence Itali , i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale të « Mashtrimit Kompjuterik », parashikuar nga neni 143/b i K.Penal në funksion të procedimit penal Nr.7895 te vitit 2015, pasi ky shtetas ka kryer transaksione nëpermjet POS, në data 03-06 Tetor 2015 në vlerën rreth 1 miliard lek në banka të ndryshme në shtete të ndryshme.

Se bashku me këtë shtetas gjatë shoqerimit ishin dhe shtetasit :

• K. S. 23 vjeç, lindur në Fier e banues me qera në Tiranë,.
Ndaj ketij shtetasi filloi procedimi penal ne gjendje te lire.per vepren penale te « Moskallezimit te krimit ».

• D. P. 47 vjeç, lindur e banues në Lugano Zvicer, i denuar me pare per trafik droge ne Spanje.
Ndaj këtij shtetasi filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të « Moskallëzimit të krimit ».

Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilesin e proves materiale:

• Nje mjet tip fuoristrade Mercedes Benz ML
• Nje aparat POS i Raiffaisen Bank
• 1.850.000 leke te reja
• 60 karta bankare te ndryshme ne pronesi te ndryshme
• 8 telefona celulare dhe Ipod
• 2 kompjutera portabel
• Bizhuteri te ndryshme floriri etj
• Dokumentacion i ndryshem ne lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.

Po vazhdon hetimi per dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpuntorëve të këtij shtetasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat