Aksioni te “QTU”: Ja kush janë të arrestuarit me 1.1 kg heroinë

Kronikë e zezë

Aksioni te “QTU”: Ja kush janë të arrestuarit me 1.1 kg heroinë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 00:42

Policia e Tiranës njoftoi mesnatën e së hënës se nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, u organizua operacionin “PARKINGU”. Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë:

1-Elis Mali(Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë.

2- Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Grmash dhe banues në Tiranë.

3- Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se merreshin me aktivitet të paligjshëm të shitjes së lëndeve narkotike të llojit heroinë.

Policia thotë se pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja në ambientet e brendshme të parkingut të një qendre tregtare, ku gjatë kontrollit të automjetit të tyre “Volsëagen Golf” me targe “AA545ME” në të cilën ndodheshin të tre këta shtetas, u gjend sasia prej 1.124 kg heroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 3 telefona celularë dhe automjeti me targa “AA545ME”.

Policia po punon gjithashtu për identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar në aktivitetin kriminal me shtetasit e mësipërm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat