Tiranë, po shkëmbenin heroinën arrestohen 4 persona në QTU

Kronikë e zezë

Tiranë, po shkëmbenin heroinën arrestohen 4 persona në QTU

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 20:28

4 persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës teksa po tentonin të shkëmbenin drogë në Qendrën Tregtare Univers, në autostradën Tiranë-Durrës.

Bëhej fjalë për 1 kg heroinë, e cila do të shkëmbehej në garazhin e QTU-së, mes 4 të arrestuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, në momentin kur ata po bënin pazaret me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat