Arrestohet një i ri në Lazarat

Kronikë e zezë

Arrestohet një i ri në Lazarat

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:36

Një 24-vjeçar me banim në Lazarat është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosje”.

Arsen Derxho ishte shpallur në kërkim pasi prokuroria e Gjirokastrës kishte urdhëruar ndalimin e tij, ndërsa gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” që në nëntor të vitit 2014. Ai u vu në pranga sot nga policia e Gjirokastrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat