​Rrëfimi: Vrava gruan se nuk më dha para

Kronikë e zezë

​Rrëfimi: Vrava gruan se nuk më dha para

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 23:49

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier, Arqile Fili ka rrëfyer në Polici arsyet dhe detajet e grindjes me të shoqen, që çuan në vrasjen e saj. Fili ka pranuar se është grindur me të shoqen natën e vrasjes, sepse ajo refuzoi t’i jepte para. Ai është mbrojtur para Policisë duke thënë se nuk kishte qëllim ta vriste.
“Isha i dehur dhe nuk mbaj mend shumë. Por kur hyra në darkë, ajo më kërkoi paratë që më kishte dhënë në mëngjes dhe i thashë se i kisha shpenzuar. I kërkova para për të nesërmen, sepse ajo ngrihej herët se punonte në tregun e perimeve, por refuzoi. Pas kësaj u grindëm dhe nuk mbaj mend si e kam goditur”, tregoi ai, shkruan “Panorama”.

Sipas ekspertizës, Fili ka përdorur një gur peshoreje për të vrarë gruan. Ai ka goditur në kokë duke e lënë të vdekur.

Ndërkohë që sot rreth orës 10:00 viktima është përcjellë për në banesën e fundit nga të afërm e familjarë.

Të gjithë të afërmit e njihnin autorin si njeri që konsumonte rregullisht alkool, ndërsa nuk kishin dijeni se ai kishte problem e konflikte me gruan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat