Të shtëna me armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 23:08

Rreth orës 19:15 në rrugën Dëshmorët e Kombit në lagjen Ulpiana në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë.
Veturë e tipit Ford e parkuar në këtë rrugë ka pësuar dëme, meqë plumbi qëlloi dritaren e përparme të anës së djathtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët gjetën dy gëzhoja të plumbit ndërkaq janë duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident.

Banorët e lagjes dhe pronarët e lokaleve përreth kanë thënë se disa persona janë gjuajtur gjatë gjithë rrugës dhe janë larguar me shpejtësi nga aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat