Kapet shqiptari nga Maqedonia me barna pa banderolë

Kronikë e zezë

Kapet shqiptari nga Maqedonia me barna pa banderolë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 17:41

Policia në Kaçanik raporton se në rrugën magjistrale e ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes, të cilin ishte duke e drejtuar një i dyshuar, shqptar, shtetas i Maqedonisë.

Sipas Policisë gjatë kontrollit në veturë gjetur barna–tableta të llojit Orgametril 295 pako, 97 pako tableta e llojit Zyllt 75 mg pa banderola.

Vlera e barnave është rreth 1800 euro. Me vendim të prokurorit barnat dhe automjeti janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës kompetente në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat