Arrestohen 12 persona për fajde

Kronikë e zezë

Arrestohen 12 persona për fajde

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 11:05

Policia e Maqedonisë sot realizoi një aksion policor në Haraçinë dhe në Kumanovë ku u arrestuan 12 persona për fajde, keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe një sërë veprash penale.

Banorët e Haraçinës ishin të shqetësuar nga forcat e shumta policore të cilat sot ishin nisur në atë vend.

Jo zyrtarisht, diktafoni.com nga burime brenda Gjykatës Themelore në Kumanovë mëson se në mesin e të arrestuarve gjendet edhe kryetari i Gjykatës së Kumanovës, Musa Sulejmani

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Haraçinës dhe në këtë mënyrë ka keqpërdorur detyrën zyrtare. SPB në Kumanovë ende nuk ka dhënë informacione zyrtare.

Përndryshe, zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski i kontaktuar nga ne, sqaroi se aksioni është ende duke rrjedhur dhe se nuk mund të jap informacione më të detajuara në këtë periudhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat